Adrian Mutu shkarkohet nga puna në ditën e funeralit të të ëmës

by admin
Spread the love

Ish-sulmuesi i njohur rumun, Adrian Mutu është shkarkuar nga detyra e trajnerit te azerët e Neftchi Baku. Mutu u shkarkua një javë para fundit të sezonit në Azerbajxhan, por ajo që bën edhe më shumë përshtypje, është koha që zgjodhi klubi për të komunikuar vendimin.

Neftchi njoftoi shkarkimin e Mutu pikërisht të dielën e 24 dhjetorit, ditë në të cilën rumuni ishte në atdheun e tij, pasi po mbahej ceremonia mortore e të ëmës.

Një gjest ky aspak i denjë i klubit azer, që në çdo situatë, mund të kishte pritur të paktën edhe një ditë për të komunikuar vendimin e shkarkimit të Mutu, i cili do të zëvendësohet nga malazezi Miodrag Bojovic.

“Sot kemi vendosur zgjidhjen me marrëveshje të kontratës me rumunin Adrian Mutu,. Klubi i Neftchi e falënderon Mutu për bashkëpunimin dhe i uron suksese, si dhe shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mamasë së tij”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Neftchi Baku.

Adrian Mutu ka pasur një karrierë të lavdishme si futbollist, duke veshur fanellat e klubeve si Inter, Juventus, Chelsea, Verona, Parma, etj., ndërsa si trajner ka drejtuar kryesisht në Rumani.

 

You may also like