Adoleshenti vdes gjatë ngjitjes së urës së Los Angeles teksa regjistronte video për rrjetet sociale (fotot)

by admin
Spread the love

17-vjeçari që nuk është emëruar ende publikisht u shpall i vdekur në spital pas rënies nga ura 6th Street Viaduct në Los Angeles.

Sipas raportimeve adoleshenti po përgatitej të transmetonte aventurën e tij në rrjetet sociale para se të ndodhte tragjedia, tha policia vendore.

Policia u dërgua në vendngjarje rreth orës 2 të natës kur zbuluan 17 vjeçarin e rrëzuar, që më vonë u shpall i vdekur në spital.

Kreu i policisë Michel Moore tha se i riu kishte rrëshkitur dhe rrëzuar nga një prej harqeve, teksa tentonte të postonte transmetimin në rrjetet sociale.

Struktura e njohur $588-milionëshe e cila lidh qendrën e qytetit me zonën historike Eastside mbi lumin e Los Angeles, është hapur vetëm verën e kaluar dhe ka zëvendësuar pararendësen e saj 84-vjeçare në stil Art Deco.

Ura është një nga më të kushtueshmet e ndërtuar në Los Angeles dhe supozohej të kthehej në një simbol të qytetit teksa ndriçimi i saj shihet nga shumë larg natën.

Ky është incidenti i dytë tragjik në këtë urë brenda një muaji teksa një burrë u qëllua për vdekje gjatë xhirimit të një videoje muzikore, sipas Associated Press.

“Tragjikisht kjo vendndodhje që duhet të sillte krenari për Los Angeles, po bëhet skenë tragjedish si kjo”, tha Moore në komisionin e policisë, duke rekomanduar shtim të patrullave rreth saj.


Top Channel

You may also like