Adoleshenti palestinez vritet nga forcat izraelite gjatë bastisjes në kampin e refugjatëve në Nablus (fotot)

by admin
Spread the love

Një i ri palestinez është vrarë sot nga ushtria izraelite kur një forcë e gjerë ushtarake bastisi kampin Balata në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.

Fares Hashash, 19 vjeç, ishte qëlluar në gjoks e në bark nga ushtarët gjata avancimit të tyre, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Operacioni i ushtrisë përfshinte dhjetra mjete ushtarake dhe kishte si objektiv shkatërrimin e shtëpisë së një militanti palestinez në formë dënimi kolektiv për familjarët.

Disa operacione të ngjashme ishin kryer më herët në Bregun perëndimor, duke përfshirë dhe qytetin e afërt Nablus.

Babai i militantit në fjalë kishte thënë më herët në një video në Twitter se ushtria e kishte paralajmëruar për t’i shkatërruar shtëpinë nëse i biri nuk dorëzohej.

“Isha në punë kur një oficer izraelit më telefonoi dhe më kërkoi që djali të dorëzohet. Kemi rrethuar shtëpinë tënde, nëse ai nuk dorëzohet do ta shembim”, tha babai i Issam Al-Slaj.

Al-Slaj raportohet se është anëtar i grupit militant Martirët e Al-Aksa.

Përleshjet mes forcave izraelite dhe palestinezëve nisën pas aksionit të ushtrisë shkruan rrjeti rajonal Al-Araby.

Burimet thonin se përvec ushtarëve kishte dhe agjentë izraelitë në rroba civile që hynë në kamp nga drejtimi i kundërt me atë të hyrjes së ushtrisë.

Mjetet izraelite shoqëroheshin nga një buldozer që largonte barrikadat e gurëve dhe hekurit të vendosura nga protestuesit e rezistencës në hyrje të kampit të Balata, për të ngadalësuar bastisjen.

Para konfirmimit të vdekje së Hashash, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se një person u qëllua në gjoks dhe u dërgua në spital.

Prej gati një viti operacione të tillë të ushtrisë izraelite janë të përditshme ndërsa të paktën 160 palestinezë janë vrarë vetëm këtë vit në Rripin e Gazes dhe bregun perëndimor.


Top Channel

You may also like