ADN-ja tregoi se ai nuk është vrasës – Shqip

by admin
Spread the love

Një afrikano-amerikan, i cili kaloi gati katër dekada në burg për një vrasje që nuk e kreu, u lirua të premten në shtetin amerikan të Kalifornisë, pasi testet e ADN-së treguan se ai nuk ishte vrasësi.

Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit përmbysi dënimin e Maurice Hastings, 69 vjeç, pasi ai u dënua gabimisht për rrëmbimin dhe vrasjen e Roberta Wydermyer, 30 vjeçe, në Inglewood në 1983.

“Tani thjesht dua të shijoj jetën time derisa e kam atë. Dhe thjesht dua të eci përpara,” tha Hastings në një konferencë shtypi.

Provat e reja të ADN-së shfajësuan Hastings dhe identifikuan një person tjetër si vrasës.

Zyra e prokurorit të qarkut tha se vrasësi i vërtetë vdiq në vitin 2020 ndërsa vuante dënimin për një rast tjetër rrëmbimi dhe përdhunimi.

 “Ajo që i ndodhi zotit Hastings është një padrejtësi e tmerrshme,” tha Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, George Gascon.

Gascon i kërkoi falje Hastings se provat e ADN-së nuk ishin të disponueshme katër dekada më parë për të parandaluar dënimin e tij dhe dënimin me burg.

“Ju jeni një njeri i lirë sot për shkak të këmbënguljes suaj,” tha Gascon. /tesheshi.com/

You may also like