Ademi: Gjykata Administrative i kthen kompetencat Komunës së Tetovës për Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”

by admin
Spread the love

Komuna e Tetovës njofton se Gjykata Administrative ja ka kthyer kompetencat në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” – Komuna e Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Gjykata Administrative në aktgjykimin e saj të qartë, të prerë dhe kategorik ka konstatuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Mesëm, se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë një vendim krejtësisht të pasaktë dhe të kundërligjshëm për heqjen e kompetencës të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka vazhduar fare me vërtetimin e fakteve dhe provave që do të përbënin bazë për marrjen e vendimit me të cilin kryetarit të komunës i është hequr kompetenca dhe kredencialet në lidhje me Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, tha Valedin Ademi përgjegjës për sektorin e arsimit në Komunën e Tetovës.

Ai njofton se Gjykata Administrative ka vlerësuar ligjshmërinë e vendimit të kontestuar për revokimin e kompetencave të kryetarit të Komunës së Tetovës dhe në aktgjykimin e saj ka theksuar qartë dhe pa mëdyshje se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për arsimin e mesëm dhe se është konstatuar se gjendja faktike ka rezultuar të ishte e paplotë dhe jo korrekte dhe se është vepruar në dëm të Komunës së Tetovës.

“Nga kjo rrjedh se me këtë aktvendim të Gjykatës Administrative kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i kthehen kompetencat në lidhje me funksionimin e përgjithshëm të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazi Kiril Pejçinoviq”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

MARKETING



You may also like