Adelina Ismaili bën thirrje që të lejohet armatimi i femrave

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare, Adelina Ismaili ka bërë thirrje që femrave të u lejohet armatimi.

Përmes një postimi ajo është shprehur se femra duhet mbrojtur vetën dhe jetën.

“Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara! Femra, mbroni veten dhe jetën! Mbronit me jetë vajzat, motrat, nënat e juaja! Merruni me komentet që bëjnë thirrje për vrasje në internet! Vini re që asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e femrave në Kosovë! Boll më”, ka shkruar Ismaili në “Instagram”.

Komenti i artistes vjen pas dy ngjarjeve tragjike që kanë prekur thellësisht komunitetin kosovar, ku brenda katër ditëve dy gra u vranë nga burrat e tyre./21Media

You may also like