Adele gati të na zbulojë jetën e saj misterioze! – Shqip

by admin
Spread the love

Adele është gati të zbulojë për fansat më shumë rreth jetës së saj. Këngëtarja po planifikon të realizojë një dokumentar që tregon gjithçka për karrierën, dashurinë dhe për shfaqjet e anuluara në Las Vegas. Adele është mjaft misterioze si person dhe se ky projekt do të eksplorojë karrierën e saj dhe udhëtimin drejt famës globale. Kujtojmë se pas anulimit në minutën e fundit të koncerteve të saj në Las Vegas, ylli i popit u rikthye në skenë këtë muaj, me dy shfaqje në Hyde Park të Londrës. Sipas burimeve, artistja mendon se i ka zhgënjyer shumë fansat e saj dhe tani pritet të merret me realizimin e këtij dokumentari që do të zbulojë më shumë.

You may also like