Adama Traore ka bindur, Barcelona gati të sakrifikojë talentin për ta mbajtur

by admin
Spread the love

Adama Traore e ka bindur trajnerin e Barcelonës, Xavi dhe ai dëshiron që ta ketë në ekip edhe për sezonin tjetër. Për rrjedhojë, drejtuesit katalanas i janë futur punës për të gjetur një marrëveshje pa shumë kosto të mëdha me ekipin e Wolves.

Kështu, zgjidhja mund të jetë te talenti Riqui Puig. Mesfushori me tipare sulmuese nuk po gjen hapësirat e duhura që kur drejtimin e Barcelonës e ka marrë Xavi. Megjithatë, ai ka rënë në sy të drejtuesve të Wolves që e kërkojnë atë për sezonin tjetër.

Si pasojë, drejtuesit e Barcelonës po planifikojnë t’i ofrojnë pikërisht talentin e lindur në vitin 1999 klubit anglez. Kështu, ai do të shkëmbehej me Adama Traore që do të blihej zyrtarisht nga Barcelona. Megjithatë, katalanasit mund edhe të paguajnë diçka më tepër përveç mesfushorit, por gjithçka po bëhet për të ulur kostot e operacionit. / oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook

You may also like