Acari mbërthen SHBA/ Priten temperatura deri -45 gradë Celsius – Shqip

by admin
Spread the love

Dëborë e dendur, erëra të acarta dhe temperatura që këtë fundjavë pritet të bien deri në minus 45 gradë Celsius në disa zona. Kjo është situata që ka krijuar stuhia e acarit që ka mbërthyer pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara këtë fundjavë, një valë që për sipas ekspertëve të motit përbën deri “kërcënim për jetën”.

Mbi 200 mijë persona janë pa energji elektrike pas ndërprerjes së energjisë, si nga mbingarkesa e rrjetit, ashtu edhe nga shkëputja e linajve të përcjelljes nga erërat e forta. Më problematike situata është në Miçigan e Uiskonsin, ku niveli i dëborës është më shumë se çerek metri.

Mbi 2 mijë fluturime janë auluar deri më tani, shumica në Çikago. Shumë rrugë janë bllokuar, ndërsa vështirësi nga ngricat ka në disa autostrada. Kushtet ekstreme të motit prekin më shumë se 1/5 e popullsisë.

Acari ka bërë që kandidatët republikanë të anulojnë disa takime elektorale për zgjedhjet paraprake. Të hënën, në Ajova zhvillohet i pari votim paraprak i republikanëve për të zgjedhur kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Presidencialet e Nëntorit. Moti mund të ndikojë në rënien e pjesëmarrjes.

Tv Klan

You may also like