Abramowich ofron klubin e Chelseat te miliarderi zviceran

by admin
Spread the love

Miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss ka thënë se i është bërë një ofertë për ta blerë klubin e Chelseat nga Roman Abramowich.

Abramowich gjendet në presion konstant pas sulmeve të vazhdueshme të agresorit rus ndaj shtetit të Ukrainës, ku ministri i punëve të brendshëm Chris Bryant ka thënë që pronari i Chelseat është tejet i frikësuar që mund të sanksionohet nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Abramowich veçse ka lëshuar një komunikatë duke treguar që fondacioni bamirës i klubit të Chelseat do të marr në dorë kreun e kampionit evropian, por miliarderi Wyss tregon që ai është pjesë e një grupi që po tenton që ta blejë klubin nga biznesmeni rus.Teksti vazhdon pas reklamës

“Abramowich është njëri nga shokët më të mirë dhe më të ngushtë të Putinit. Sikur të gjithë oligarkët tjerë, ai po ashtu është në panik. Abramowich është duke u munduar që të shesë të gjitha villat e tij në Angli. Ai po ashtu dëshiron të largohet sa më shpejtë nga Chelsea. Unë dhe tre persona të tjerë kemi pranuar një ofertë të martën që të blejmë Chelsean nga Abramowich”, tha Wyss për Blick.

“Më duhet të presë katër deri në pesë ditë tani, Abramowich po kërkon një shumë të madhe. Ju e dini, Chelsea i ka borxh atij afro 2 miliardë euro, por Chelsea si klub nuk ka para, dhe kjo nënkupton që ata që e blejnë Chelsean duhet t’i kompensojnë borxhin Abramowichit”, shtoi miliarderi zviceran.

Wyss është një biznesmen i lindur në Zvicër i cili momentalisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka bërë pasurinë e tij si themelues dhe ish-presidenti i “Synthes USA”, kamponi kjo që prodhon pajisje mjekësore.

86 vjeçari raportohet se ka një shifër prej pesë miliardë dollarësh mbi emrin e tij, dhe së fundmi është zgjedhur edhe si njëri ndër njerëzit më filantropik në botë nga “Forbes”.

You may also like