“Abissnet Superiore” në Oversport/ Starton sot java e 11-të me Bylis-Teuta dhe Erzeni-Kastrioti

by admin
Spread the love

Java e 11-të e “Abissnet Superiore” do të luhet në mesjavë dhe do të startojë ditën e sotme me dy ndeshje. Të dyja sfidat do të startojnë në orën 13:00, ndërsa në orën 12:00 do të jetë emisioni “Ti bo gol” me të rejat më të fundit për sa i përket ndeshjeve që do të zhvillohen.

Kështu në orën 13:00, Bylis do të presë në shtëpi Teutën dhe të dyja ekipet janë në një situatë aspak të këndshme. Ballshiotët vijnë nga katër humbje radhazi dhe kërkojnë kthesën ndaj vendit të fundit që është Teuta. Nga ana tjetër, durrsakët kërkojnë gjithashtu kthesën dhe dëshirojnë të përfitojnë nga situata jo e mirë e Bylisit.

Paralelisht do të luhet edhe dueli midis Erzenit dhe Kastriotit. Shijakasit vijnë nga një barazim në frymën e fundit përballë Vllaznisë, por që konsiderohet një rezultat pozitiv duke parë se e panë veten në avantazh të dy golave. Kastrioti ndërkohë vjen nga një fitore bindëse përballë Bylisit. Të dyja ekipet luajnë fortë dhe ngjeshur dhe do të jetë një duel mjaft interesant për t’u ndjekur. /oversport.tv

You may also like