“Abissnet Superiore” në Oversport, luhen sot sfidat Kastrioti-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia

by admin
Spread the love

“Abissnet Superiore” do të luajë dy sfida të tjera të javës së katërt këtë të shtunë. Të dyja sfidat do të startojnë në orën 15:00 dhe do të keni mundësi t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe përmes platformës TIBO.

Sfidat e ditës së sotme janë Egnatia-Vllaznia dhe Kastrioti-Tirana. Ekipi i Orges Shehit kërkon të hedhë pas krahëve humbjen ndaj Vllaznisë në ndeshjen e fundit dhe një fitore ndaj Kastriotit do të ngrinte moralin e ekipit. Nga ana tjetër Kastrioti vjen nga një moment i mirë pasi ka mposhtur Kukësin në sfidën e fundit.

Nga një moment i mirë vijnë edhe dy ekipet e sfidës tjetër Egnatia dhe Vllaznia. Vendasit kanë arritur javën e kaluar fitoren e parë përballë Laçit dhe kërkojnë të tregojnë se mund të kenë vazhdimësi. Nga ana tjetër Vllaznia e vendit të dytë dëshiron të tregojë se fitorja ndaj Tiranës nuk ishte thjesht një rastësi dhe do ta konfirmojë edhe sot ndaj Egnatias. /oversport.tv

You may also like