“Abissnet Superiore” në Oversport/ Egnatia-Tirana dhe Vllaznia-Kukësi sfidat e ditës

by admin
Spread the love

Java e dytë e “Abissnet Superiore” vazhdon dhe këtë të shtunë do të keni mundësi që në ekranin e Oversport dhe Tibo të ndiqni ekskluzivisht Egnatia-Tirana dhe Vllaznia-Kukësi. Sfidat do të shoqërohen gjithahtu si gjithmonë me emisionin “TI BO GOL”.

Sfida midis Egnatias dhe Tiranës do të startojë në orën 17:00. Ekipi i Orges Shehit ka barazuar në sfidën hapëse përballë Kukësit dhe tashmë kërkon tre pikëshin e parë për këtë edicion. Kampionët në fuqi shihen si favoritë në këtë takim pavarësisht ndryshimeve të shumta që ka bërë në skuadër.

Në orën 19:30 dita do të kulmojë me supersfidën e kësaj jave. Në “Loro Boriçi” do të luhet ndeshja midis Vllaznisë dhe Kukësit. Të dyja ekipet nuk kanë gjetur ende tre pikëshin e parë në këtë edicion dhe janë në kërkim të fitores. /oversport.tv

You may also like