Abdixhiku pritet në Pallatin Presidencial Elysee

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoves, Lumir Abdixhiku po qëndron për vizitë në Francë.

Ai sot zhvilloi takime në Pallatin Elysee, Ministrinë e Jashtme dhe Senatin francez, ku u takua me këshilltaren e presidentit francez, Isabelle Dumont, me Sylvain Guiaugue, zëvendësdrejtor për Evropën Kontinentale dhe me senatoren Seantrice Laure Darcos.

Kryetari i LDK-së theksoi qëndrimet e partisë së tij mbi procesin e dialogut, të cilin duhet trajtuar me prioritet “si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj”, thuhet në komunikatën e LDK-së, shkruan Klankosova.tv.

Kryetari Abdixhiku ka shtruar po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim.

Në komunikatë theksohet se në të gjitha takimet u fol edhe për interesimin e shtuar francez për investime ekonomike në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

 

You may also like