Abdixhiku: Ndalja e pagave, shantazh dhe akt i shëmtuar politik

by admin
Spread the love

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Ministrisë së Financave për të mos i ekzekutuar pagat e plota të mësimdhënësve.

“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetëror janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, shkruan ai.

You may also like