Abazoviqi “vëllazërisht” Vuçiqit: Jeni të mirëpritur në Malin e Zi vëllazëror

by admin
Spread the love

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka nisur të mërkurën një vizitë në Serbi, ku përveç se me kryeministren Ana Bërnabiq, është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, janë diskutuar shumë tema që i lidhin këto vende, por edhe që i ndajnë tani e sa vite.

Abazoviqi ndër të tjera ka ftuar Vuçiqin për vizitë nën Podgoricë.

“Jeni më se të mirëpritur në Malin e Zi vëllazëror”, u shpreh Abazoviqi pas takimit me Vuçiqin.

Mali i Zi, nën drejtimin e partisë së presidentit të vendit, Milo Gjukanoviq për shumë vite nuk ka pasur raporte “vëllazërore” me Serbinë, kjo edhe për shkak të rolit kontrovers të Kishës Ortodokse Serbe në këtë vend.

Por, kryeministri i Malit të Zi i entisë shqiptare, Dritan Abazoviq, ka marrë përsipër ta restaurojë edhe njëherë vëllazërinë serbo-malazeze.

Rruga Press

You may also like