Abazoviqi në Serbi bën marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe

by admin
Spread the love

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në Serbi është takuar me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirijen, ndërsa është raportuar për arritjen e marrëveshjes.

Teksti i “Marrëveshjes Themelore” është harmonizuar dhe duhet të kalojë në Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të caktohet një datë për nënshkrim.

“Nisur nga fakti se kisha është e ndarë nga shteti dhe se kisha jonë, kudo që e ka juridiksionin e saj, respekton ligjet e atij shteti, arritëm në përfundim se është e rëndësishme që marrëdhënia mes kishës dhe shtetit të rregullohet me kontratë, siç është rasti me të gjitha bashkësitë fetare, siç ekziston në të gjitha shtetet tjera”, ka thënë Porfirije, raporton B92.

Abazoviq ka falënderuar Kishën Ortodokse Serbe për një bisedë konstruktive dhe ka shtuar se me ta gjithmonë ka pasur biseda interesante.

“Kur është fjala për Marrëveshjen Themelore, ne i kemi përfunduar procedurat në grupet e reja punuese, e vazhdojmë me procedurat tjera, si dhe Kisha Ortodokse Serbe dhe nuk shoh ndonjë problem aty”, tha Abazoviq. “Unë i kuptoj kritikat dhe qëndrimet e tjera në Mal të Zi, por në emër të Qeverisë dua të them se duhet të marrim një rrugë tjetër, rruga ku ka përçarje të vazhdueshme nuk është rruga e progresit dhe nuk do t’i mbështesim”.

Rruga Press

You may also like