Abazoviqi i gëzohet lajmit që Këshilli i BE-së miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i është gëzuar lajmit që Këshilli i Ministrave të BE-së e ka miratuar në lexim të parë propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.

Sipas tij, ky është lajm i mirë për Kosovën dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor, njofton Shqip.

“Lajm i mirë për fqinjët tanë, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor! Mali i Zi mirëpret vendimin e Këshilli të BE-së për dhënien e dritës jeshile për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like