Abazoviq zbardh emrat e kabinetit qeveritar – vetëm një ministër shqiptar në Qeverinë e re të Malit të Zi

by admin
Spread the love

I mandatuari për kryeministër të Malit të zi, Dritan Abazoviq ka propozuar zyrtarisht strukturën dhe përbërjen e Qeverisë, për të cilën deputetët do të vendosin nesër (e enjte) në seancën e Kuvendit në Cetinje.

Ai e bëri këtë në bazë të Programit të Punës së dorëzuar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi dhe angazhimeve programore.

Qeveria do të ketë 18 ministri, katër zëvendëskryeministra dhe dy ministra pa portofol, siç ishte paralajmëruar më parë, raporton rtcg.

Theksojmë se i vetmi ministër shqiptar do të jetë Fatmir Gjeka, i cili për dy vjet ishte kryetar i qytetit të Ulqinit (2014-16).

Ndryshe, Gjeka do të mbajë postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriu dhe të Pakicave. 

Rruga Press

You may also like