Abazoviq: Krenarë me ushtarët malazez që shërbejnë në KFOR

by admin
Spread the love

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë ka takuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia.

Abazoviq me këtë rast tha se është krenarë për ushtarët malazez që shërbejnë në KFOR, njofton Klankosova.tv.

“Mali i Zi është i përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për ushtarët tanë që janë në një mision serioz dhe që përfaqësojnë denjësisht Maqedoninë e Veriut. Ishte kënaqësi të bisedoja me komandantin e sapozgjedhur të KFOR-it, gjeneralin Angelo Ristuccia”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

You may also like