AAK e shqetësuar me rritjen e rasteve, kërkon që vaksinimi të jetë i detyruar për sektorin publik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar masa urgjente nga shtetit pas rritjes së rasteve me virusin Covid-19, raporton Ekonomia Online

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dreshaj, e kanë konsideruar shqetësuese rritjen e numrit të rasteve pozitive me virusin Covid-19.

Tutje ai ka kërkuar që të shtohen kapacitetet sa i përket vaksinimit të qytetarëve, teksa kërkoi që vaksinim të detyruar.

“Sot
i kemi 2 mijë e 50 raste të reja. Shprehim pakënaqësinë tonë lidhur me
menaxhimin e pandemisë. Deri më sot janë 50 për qind e popullatës të vaksinuar
me dozën e dytë dhe 40 mijë me dozën e tretë. Nëse një trend i tillë i përkeqësimit
vazhdon, atëherë spitalet do të jenë të stërmbushura. Është koha të kalohet në
vepra. Duhet të kërkohet që masat të implementohen nga ana e inspektoratit të
shëndetësisë dhe duhet sa më parë të jepet sa më shumë vaksina”, tha Dreshaj.

“Ka
kohë që kemi promovuar vaksinimin e obliguar për kategoritë e punëtoreve në
sektorin publik. Krejt ky shqetësim rezulton me brengën tonë lidhur me mos
bartjen e maskës, dezinfektimin e duarve dhe higjienës. Nuk jemi pë rmbyllje të
plotë por për respektim të masave. Kjo qeveri duhet të kthehet për menaxhim të
pandemisë. Duhet të aprovojë ligjin e pagave”, ka thënë Dreshaj.

E
deputetja tjetër e AAK-së, Time Kadriaj, tha se me këtë ritëm numri i rasteve
mund të rritet deri në 10 mijë. Ajo tha se Qeveria nuk i ka furnizuar spitalet
me lista esenciale.

“Kjo
qeveri dhe ministria duhet të merren me menaxhimin e pandemisë. Ka një kohë që
kjo Qeveri nuk i ka furnizuar institucionet as me barna nga lista esenciale. Këto
raste të vëzhgohen edhe nga policia në mënyrë që të dimë se a po respektohen
masat sepse Omicron po përhapet shumë shpejt”, tha ajo.

You may also like