A1 Maqedoni shënon katër vjetorin, drejtori Mirçevski: Festojmë së bashku me mbi 1 milion klientë

by admin
Spread the love

Katër vite nga hyrja e brendit A1 në Maqedoni. Që nga hyrja e tyre në treg, A1 Maqedoni në dispozicion vendosi një seri mjete digjitale. Përveç investimeve intensive në zhvillimin e rrjetit, teknologjisë dhe segmentit të biznesit, A1 ka investuar edhe në realizimin e projekteve me interes shoqërorë nga sfera e mbrojtjes së ambientit jetësorë dhe edukimin e të rinjve përmes programeve. Të vetëdijshëm për rreziqet nga sajber sulmet, A1 me përkushtim po punon në sigurimin e qasjes deri te zgjidhjet më të mira për sajber mbrojtje të bizneseve që dëshmohet përmes zgjerimit të vazhdueshëm të portofolit me shërbime për sajber siguri që bëhen vazhdimisht e më të rëndësishëme në përditshmërinë digjitale.
“Gjatë këtyre 4 vjetëve, brendi A1 u bë destinacion i dëshiruar për të gjithë klientët që dëshirojnë më shumë vlerë, komunikim të pandërprerë dhe teknologji të reja. Edhe pse u përballëm me sfida me përmasa globale që kishin ndikim edhe te klientët edhe te ne si kompani, megjithatë kjo ishte koha e sukseseve të mëdha për A1 me përkushtim të plotë drejt inkurajimit të mënyrës digjitale të jetesës. Festojmë së bashku me mbi 1 milion klientë në vend. Për ta ne e krijojmë ofertën më të mirë të telefonisë celulare, me internet super të shpejtë dhe teknologji 5G”, tha Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv i A1 Maqedoni.

MARKETING




You may also like