A të ka shkon në mendje të më pyesësh njëherë si ndihem?

by admin
Spread the love

Duket se marrëdhënia mes çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ka filluar të ketë edhe krisjet e para. Ditën e sotme, çifti kanë qenë shumë të mërzitur me njëri-tjetrin, pasi këngëtari nuk i foli Kiarës kur ajo ndodhej në tualet dhe ai kaloi aty.

Kjo gjë e ka mërzitur shumë Kiarën, e cila duket se fajëson veten për këtë sjellje të Luizit, pasi i ka shkuar gjithmonë sipas terezisë atij. Moderatorja zgjodhi të ulej larg tij në oborr, një sjellje që ka rënë në sy të Luizit, i cili e pyeti se ç’ka ndodhur me të.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Po ju fola tanave. Kiara, o Kiara

Kiara: O Luiz ka mundësi të më lesh rehat të lutem. Ti vjen flet kur do ti, qesh kur do ti, mërzitesh kur do ti, e unë duhet të vij mbas terezisë ty. Jo mo fare. Se kam faj unë që të qesh ty gjatë gjithë kohës

Luizi: Po mirë moj Kiarë, a të shkon në mendje ndonjëherë me pyetur ‘si ndihesh”?

Kiara: Nuk pata kohë se ike. Nuk të thashë dot as mirëmëngjesi se kalove aty dhe thashë ‘a është në terezi ky’

Luizi: Po ju fola tanave

Kiara: Po ç’është kjo ‘tanave’.

You may also like