A po zhvendoset afati për ndryshimet kushtetuese? Kovaçevski: Edhe pas skriningut, BE-ja do të na presë që t’i sjellim

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski për herë të parë e zhvendosi afatin për ndryshimet kushtetuese edhe pse deri më tani thoshin se të njëjtat duhet të miratohen deri në fund të nëntorit, përkatësisht pas mbarimit të procesit të skriningut. Ai njëkohësisht i thirri deputetët që të mendojnë se si do të votojnë për ndryshimet kushtetuese ndërsa nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi që ta tregojë opsionin e tij.

“Pra, procesi është shumë i qartë dhe pasi ne e mbarojmë procesin e skriningut atëherë BE do të presë që t’i mbarojmë ndryshimet kushtetuese. Në fillim të javës kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se agjenda europiane nuk është e njëjtë me agjendën maqedonase. Kjo do të thotë se ekziston një plan tjetër në lidhje me integrimin e shtetit dhe këtë duhet ta shpjegojë” tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Mickoski pohon se sipas tij kjo agjendë europiane e pushtetit nuk është siç është agjenda maqedonase.

“Po, e saktë, këtu ka të drejtë Dimitar Kovaçevski kur po thotë se agjenda europiane sipas koalicionit BDI me përkrahjen partnerit më të vogël të koalicionit, LSDM, që supozoj se edhe pak kohë do të jetë kryetar, është krejtësisht ndryshe nga ajo maqedonase që është pjesë e agjendës së vërtetë europiane. Agjenda e vërtetë maqedonase gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet pjesë e agjendës së vërtetë europiane përkatësisht pjesë e vlerave të vërteta europiane”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Seanca për nevojën për ndryshimet kushtetuese u caktua për më 18 gusht por se sa do të zgjasë, varet prej asaj se sa deputetë do të debatojnë mbi të. Edhe pse është paraparë që të zgjasë të paktën 10 ditë, kryeparlamentari Talat Xhaferi në SummerClick tha se kjo nuk mund të parashihet dhe seanca mund të zgjasë edhe një minutë nëse nuk ka të paraqitur për fjalë. Xhaferi i thirri deputetët por edhe të gjithë faktorët politikë që të marrin përsipër përgjegjësinë për anëtarësimin tonë në BE.

“Ideja për t’i bindur deputetët nuk është obligim i Kuvendit, pra i Kryetarit të Kuvendit që ta çojë atë debat në atë drejtim. Sepse do të kthehej në pjesëmarrëse në atë që është aksioni i ngushtë politiko-partiak. Besoj se ne jemi brezi që duhet të mbajmë mbi supe përgjegjësinë historike si politikanë. Ndoshta tani vendime të vështira dhe gjithmonë në një moment historik ka vendime kaq të vështira për të hapur rrugë, pavarësisht nga pasojat e mundshme ditore-politike në aspektin e statusit tonë politik”, pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Dje, Xhaferi tha se diskutimi për ndryshimet kushtetuese do të mbahet në seancën e caktuar për 18 gusht, por votimi për nevojën e ndryshimeve kushtetuese mund të shtyhet nëse nuk sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash për votimin e tyre.

You may also like