“A po vjen apo jo?” – Rama del për ta pritur Von der Leyen në Rinas – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë në aeroportin e Rinasit për ta pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton Klankosova.tv.

Teksa ka publikuar një fotografi në Facebook, shefi i qeverisë shqiptare, ka shkruar “Ursula po vjen apo jo?”.

“Në Rinas, për të pritur Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, ka shtuar tutje Rama.

Ndërkohë, Von der Leyen në pjesën e parë të ditës qëndroi në Prishtinë ku është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën ka mbajtur edhe konferencë për media.

Ajo poashtu është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Në të dyja takimet, Von der Leyen tha se Kosova I ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, dhe ritheksoi mbështetjen për Kosovën në këtë aspekt.

You may also like