A mund të shndërrohen miomat në kancer?

by admin
Spread the love

A mund të shndërrohen miomat në kancer dhe
çfarë ndodh gjatë shtatzënisë?

Përgjigjet mjeku obstetër gjinekolog Elton Peci

Miomat janë në shumicën dërrmuese tumore beninje (pra jo kanceroze). Shumë
rrallë (1/1000 apo 1/10000), ato mund të shndërrohen në kancer dhe
në këto raste ato quhen leiomiosarkoma.

Miomat nuk rrisin rrezikun për kancer në endometër, ovare apo në
qafën e mitrës. Femrat shtatzëna të cilat njëkohësisht kanë edhe mioma mund
të kenë probleme gjatë shtatzënisë apo lindjes. Ndër komplikacionet më të
mundshme përmendim:

Lindje me operacion cezarian është 6 herë më e shpeshtë në rastin kur shtatzëna
ka edhe mioma.

Paraqitje pelvike ose podalike e bebit (bebi nuk është i paraqitur mirë për
lindjen natyrale). Mungesë të progresionit të lindjes.

Distako apo shkolitje të placentës – placenta shkëputet nga muri i mitrës
përpara lindjes. Kur kjo ndodh bebi rrezikohet nga asfiksia ndërkohë që
nëna rrezikon nga hemorragjia retro-placentare.

Lindje para kohe e bebit. Megjithatë shumica e pacienteve që kanë mioma nuk
përjetojnë ndonjë nga komplikacionet e sipërmendura.

You may also like