A keni bark të madh? Shihni se çfarë problemi i funksionit seksual ju kërcënon

by admin
Spread the love

Nëntë nga dhjetë burra të moshës së mesme me perimetër të belit më të madh se 101 centimetra përjetojnë mosfunksionim erektil, sipas një studimi të botuar në Journal of Sexual Medicine.

Siç tregojnë gjetjet, kjo normë ishte 25% më e lartë se për ata me një perimetër mesatar të belit prej 94 cm, të cilët kishin tendencë të përjetonin vetëm mosfunksionim të lehtë erektil.

Gjithashtu, meshkujt me perimetër më të madh të belit (bark) kishin pothuajse 25% më pak orgazma dhe ishin më pak të kënaqur seksualisht.

Yndyra e tepërt e barkut redukton qarkullimin e gjakut të nevojshëm për performancën seksuale dhe ndikon në nivelet e testosteronit, pohojnë studiuesit turq që kanë kryer studimin.

“Kjo është e ngjashme me atë që ndodh me arteriet kur shfaqen sëmundjet e zemrës”, thotë profesor Mustafa Bolat.

Duke komentuar gjetjet e studimit, seksologu Phillip Hodson thekson se “barku më i madh i një mashkulli nuk është i dëmshëm vetëm për zemrën në nivel fizik. Tashmë ka një lidhje të qartë me fillimin, vazhdimin ose përfundimin e aktit seksual. Gjithashtu, yndyra e barkut konverton testosteronin në estrogjen, duke ndërhyrë në ekuilibrin e duhur hormonal”.


Top Channel

You may also like