A ka zgjidhje për rrugën “Jahja Pasha” në Çair? – Shqip

by admin
Spread the love

Përkundër skepticizmit të qytetarëve, Visar Ganiu zotohet se projekti për rrugën “Cvetan Dimov” apo siç njihet ndër qytetarët të asaj ane, rruga e Jahja Pashës”, do të realizohet.

“E them me plot bindje që jemi në rrugë të mbarë”, thotë Ganiu.

Kreu i Çairit shpjegoi në emisionin 99 Minuta se tashmë kanë filluar procedurat për relizimin e këtij projekti. Ai thotë se “bashkëpunimi ndërkomunal” është miratuar nga Këshiili i Qytetit të Shkupit, ndërsa poashtu është përzgjedhur edhe kompania që do të bëjë vlerësimin e objekteve që duhet të largohen.

“Në këtë formë, ne po e fillojmë një projekt, që ndoshta në historinë më të re të Çairit nga 2005 e këndej, do të jetë nga projektet më të mëdha jo vetëm nga kostoja, por edhe nga rëndësia dhe pesha”, deklaroi Visar Ganiu.

Kjo rrugë sipas tij, përdporet për çdo ditë nga qindra mijëra qytetarët të më shumë komunave të Shkupit.

“Është një rrugë që i shërben 140 deri 150 mijë banorëve të Qytetit të Shkupit, që i bie më shumë se një e treta e banorëve që jetojnë në Shkup”, tha Ganiu në 99 Minuta me Fjolla Telain./KlanMacedonia

You may also like