A ju kujtohet kur Bislimi thoshte se nuk e diskutojmë këtë temë as këtu e as jashtë – Shqip

by admin
Spread the love

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Bislimit e ka bërë temë dinarin.

E që e njejta temë është diskutuar edhe në Bruksel, thekson ajo.

Sipas saj nga kjo gjë, çështja e dinarit ka mbërrit në Këshillin e Sigurimit ku edhe vendet mike e kanë kritikuar Kosovën për herë të parë.

“Qeveria e Bislimit e bëri temë dinarin. Për pasoj kjo temë mbërriti në Këshill të Sigurimit ku edhe vendet mike e kritikuan vendin tonë për herë të parë. E njëjta temë po diskutohet në Bruksel. A ju kujtohet kur Bislimi thoshte se nuk e diskutojmë këtë temë as këtu e as jashtë? Edhe sot Bislimi ishte në Bruksel duke diskutuar për këtë temë. Koncetrohu Bislim!”, ka shkruar Krasniqi.

You may also like