A jeni i gatshëm ta zini ju vendin e Presidentit të ri? Ilirjan Celibashi i surprizon të gjithë me përgjigjen e tij

by admin
Spread the love

Gjatë konferencës kreu i KQZ-së u pyet nga gazetarët nëse do ta linte postin që mban aktualisht po të propozohej si emër për të zëvendësuar Ilir Metën në Presidencë.

Me buzëqeshje,  Celibashi tha se kjo ishte e hera e parë që dëgjon se mund të jetë kandidat për kreun e ri të shtetit. Por ashtu, kryekomisioneri sqaroi se të jetë në krye të shtetit nuk është ambicie e tij.

“E dëgjoj për herë të parë. E di që gjithkush, ndoshta gjithkush mund të përkedhelej nga kjo. Por jo unë. Nuk është ambicia ime. Nuk e konsideroj serioze, në raport me propozimin. Për herë të parë po e dëgjoj…”-tha ai.

You may also like