A janë njerëzit në thelb të dhunshëm? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga Joe Phelan

Qytetërimet më të hershme njerëzore u shfaqën 3000-4000 vjet më parë. Që nga ajo kohë, njerëzit si specie kanë jetuar plotësisht në paqe për rreth 268 vjet. Dhe deri në 1 miliardë njerëz mund të kenë vdekur si rezultat i drejtpërdrejtë i luftës. Pra dhuna nuk është një dukuri e kohëve moderne.

Por a është ajo pjesë e qenësishme e qenies njerëzore? A kemi evoluar ne njerëzit për të qenë agresivë? Përgjigja nuk është e thjeshtë. Një studim i vitit 2014, i botuar në revistën “Nature” arriti në përfundimin se dhuna vdekjeprurëse ka qenë e zakonshme në komunitetet e njërit prej të afërmve tanë më të afërt të primatëve të gjallë: shimpanzeve (Pan troglodytes).

Kjo sugjeron se dhuna mund të ketë qenë pjesë e natyrës njerëzore, të paktën që nga paraardhësi ynë i fundit i përbashkët me shimpanzetë, të cilët do të kishin jetuar rreth 8 milionë vjet më parë.

Prandaj, dhuna ka qenë e përhapur për aq kohë sa njerëzit kanë ekzistuar në Tokë.

“Dhuna është një faktor madhor në pjesën më të madhe të historisë njerëzore”- thotë DejvidGeri, shkencëtar i aftësive njohëse dhe psikolog evolucionar në Universitetin e Misurit, SHBA. “Të gjitha perandoritë e hershme të njerëzimit u ndërtuan përmes frikësimit dhe dhunës”- shtoi ai.

“Po ashtu ka shenja të agresionit përpara historisë së regjistruar: kocka me dëshmi të vdekjes së dhunshme, si vrima shigjetash të ngulitura apo kafka të çara”- thotë Pat Barklej për “LiveScience”, psikolog evolucionar në Universitetin e GuelfitOntarios, Kanada. Dhe kjo sugjeron që dhuna i parapriu shoqërive komplekse dhe zhvillimit të qytetërimit.

Por nga ana tjetër, shkalla e dhunës ndryshon shumë (dhe ka ndryshuar historikisht) midis kulturave dhe komuniteteve shton ai. Për shembull popujt nomadë, priren të kenë nivele më të ulëta të dhunës vdekjeprurëse ndërpersonale, ndërsa epokat e mbushura me shoqëri të prirura për plaçkitje dhe pushtime, kishin nivele më të larta.

Edhe kultura e sotme në SHBA është më e dhunshme sesa shumica e atyre në Evropë. “Ka një ndryshim të gjerë në normat e dhunës dhe ndryshimin e rendit të madhësisë. Në disa shoqëri specifike të regjistruara, deri gjysma e të gjithë burrave vdesin dhunshëm nga duart e burrave të tjerë. Në shoqëri të tjera, dhuna fizike është shumë e rrallë, si për shembull në Japoninë e sotme”- nënvizon Barklej.

Por pse njerëzit bëhen të dhunshëm? Dhuna tenton të ushqejë dhunën, dhe kjo do të thotë se kulturat ku konflikti është i zakonshëm kanë më shumë gjasa të përjetojnë dhunë brez pas brezi, thotë Geri. Në këtë mënyrë, dhuna transmetohet siç do të ishte një sëmundje ngjitëse, sipas epidemiologut të Universitetit të Ilinois, Geri Slutkin.

Por Bred Evans, ekspert mbi dhunën politike në Universitetin Bath në Britaninë e Madhe, mendon se edhe njerëzit në komunitetet më progresive dhe paqësore janë të aftë për dhunë. “njerëzit e zakonshëm mund të kthehen shumë shpejt në përbindësha sapo të ndryshojnë kushtet, dhe po ashtu, disa njerëz që janë më të papëlqyeshëm mund të përfundojnë duke shfaqur akte të jashtëzakonshme dashamirësie”.

“Nuk ka një formulë të qartë se pse një person vepron në mënyrë të dhunshme. Dhe kjo është arsyeja pse ajo është një problem kaq kompleks”- mendon Evans. Për më tepër, Barklej dhe Evans, thonë se mund të jetë shumë më e lehtë të kryesh akte të dhunshme, në rast se individi që e kryen dhunën nuk ka lidhje gjaku apo afërsie me viktimat.

Është shumë më e lehtë të shtypësh një buton duke lëshuar një raketë bërthamore, sesa të kryesh fizikisht dhe drejtpërdrejt një goditje vdekjeprurëse. Për shembull, në studimet klasike të bindjes të Stenli Milgram, në të cilat një eksperimentues urdhëroi pjesëmarrësit që të jepnin goditje elektrike me intensitet në rritje tek njerëzit e tjerë, pjesëmarrësit ishin më të gatshëm t’i goditnit viktimat nëse ata ishin fizikisht më pranë tyre, vuri në dukje Barklej.

Dhe historikisht, aktet e gjenocidit ndodhin pasi autorët dehumanizohen ose krijojnë distancë psikologjike midis tyre dhe atyre që i përkasin një race apo etnie të ndryshme. Po ashtu, mund të ketë dy lloje agresioni në evolucionin njerëzor: pro-aktiv dhe reagues. RiçardUrangam, profesor në Departamentin e Biologjisë Evolucionare në Universitetin e Harvardit, raportoi në vitin 2017 në revistën “Proceedings of the National Academies of Science” se dhuna proaktive ka qenë historikisht e lidhur me pushtimin, kur një grup është i vendosur të marrë burimet ose tokën e një tjetri.

Nga ana tjetër, dhuna reaktive mund të përshkruhet si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një agresioni të tillë. Megjithatë, pavarësisht se dhuna duket të jetë një karakteristikë e rrënjosur në natyrën e njerëzve, Barklej është i bindur se ka vend për optimizëm, por deri në një pikë të caktuar.

“Nëse flasim objektivisht, çdo individ ka shumë më pak gjasa të pësojë dhunë sot sesa në epokat e mëparshme. Ne jemi aktualisht në epokën më paqësore të historisë. Por kjo nuk garanton se gjërat do të mbeten kështu. Nëse nuk i kundërvihemi ndryshimit të klimës, do të ketë më shumë mungesa materiale, më shumë katastrofa, më shumë dëshpërim dhe më shumë arsye për konflikt”. /

Live Science” – Bota.al

You may also like