A janë atletet “e reja” të Balenciaga një shaka?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Koleksioni i fundit i markës luksoze Balenciaga, i quajtur “Paris Sneakers” , i ka habitur të gjithë. Arsyeja është e thjeshtë, sepse ka në koleksion atlete pothuajse të shkatërruara, të cilat po shiten në vlera nga 625 dollarë deri në 1850 dollarë.

Dizajnerët shprehen se kanë pasur qëllim “të krijonin atlete që do të mund të vishen gjatë gjithë jetës”.

Shumë përdorues të mediave sociale janë shprehur të tmerruar nga dizajni ‘i ri’. Disa prej tyre e quajnë ofenduese për të varfrit, ndërsa të tjerë thonë se me siguri mund të jetë një shaka pasi askush nuk do shpenzonte shuma të tilla parash për të veshur atlete të tilla.

Për momentin atletet Balenciaga mund të blihen vetëm nga blerësit nga Evropa. Ndërsa ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe në Japoni do të mund t’i blejnë ato përkatësisht nga datat 16 dhe 23 maj./revistawho.com

You may also like