A janë angazhuar patronazhistët? Habit me përgjigjen Blendi Klosi

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi deklaroi se kjo forcë politike ka angazhuar patronazhistët edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në emisionin “Now”, Klosi u shpreh se PS-ja është e fortë prej patronazhistëve, të cilët dalin në terren dhe komunikojnë me qytetarët.

“Padyshim. Partia Socialiste është e fortë, ju i vini emrin patronazhistë, unë i vë emrin struktura elektorale. Vini çfarë emri të doni, njerëz në terren që punojnë, komunikojnë, realizojnë.

Unë kam shkuar në Vlorë, në takimin e parë ngre strukturën tonë, shpërndaj njerëzit në terren, krijoj strukturën elektorale. Ne jemi të fortë nga ata njerëz që janë në terren. Kjo është diferenca, si e bën Edi Rama dhe Partia Socialiste, si e bën Sali Berisha dhe Partia Demokratike”, theksoi ai.

You may also like