A ia dha Policia veturën për klip Gjikos, i akuzuar për dhunim?

by admin
Spread the love

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, së fundmi ka qenë lajm për një aktakzuë të ngritur ndaj tij, ku dyshohet se ka kryer disa vepra penale, përfshirë dhunimin e një të miture.

Mes kërcënimeve ndaj mediave për padi, pasi po raportonin për akuzat ndaj tij, Gjiko ka nxjerr një këngë, për të vazhduar karrierën e tij muzikore.

Por, ajo që bie në sy në këngën e re të reperit është një veturë e Policisë së Kosovës e cila nuk dihet se a është e improvizuar apo e huazuar nga organet e rendit. Kënga flet për dukurinë e gjakmarrjes mes shqiptarëve, shkruan Gazeta Express.

Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me lejimin e veturës së policisë në videoklipin e reperit që akuzohet për mashtrim dhe dhunim. Zyrtarët policorë për media nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq, për akuzat ndaj tij për dhunim, Gjiko i ka mohuar duke u thënë se janë shpifje për të prishur imazhin.


You may also like