‘A është haram me vesh rroba ‘fallco’ emitim të markave të shtrenjta’/ Kjo është përgjigja epike e Shefqet Krasniqit

by admin
Spread the love

Hoxha i njohur Shefqet Krasniqi është një ndër teologët i cili shpesh herë merr pjesë në emisione të ndryshme për t’u dhënë spjegim pyetjeve që shikuesve i’u interesojnë e që lidhen me fenë islame.

Ai madje për një kohë të gjatë u përgjigj në pyetje të shumta edhe përmes kanalit të tij zyrtar në platformën Youtube, ku intersimi ishte i madh për qeshtje nga më të ndryshmet.

Por në një interviste per ‘Radio Prishtina’, Krasniqi është përballur me një pyetje jo shumë të zakonshme, ishte një dëgjuese që e konfuzoi hoxhën duke i thënë se motra e saj kishte blerë një setër për 200 euro e që ishtë emitim i një marke te njohur me cmim rreth 2 mijë euro.

E halli i saj ishte se a mund ta veshi motra atë setër pasi nuk ishte origjinale, edhe pse dukej e njejta, por Shefqet Krasniqi u përgjigj edhe në këtë pyetje tejet të pazakont, ai tha se nuk ka asgjë të keqe të vishen rrobat që janë blerë me para edhe nëse janë emitim apo janë bler me cmim te ulët!

Shiko videon

You may also like