A e mbështet ‘Open Balkan’? Habit me përgjigjen ish-presidenti Moisiu

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Alfred Moisiu deklaroi në një intervistë televizive tha se e ka mbështetur “Open Balkan”.

Ai rrëfeu se edhe gjatë kohës kur ka qenë kryetar shteti ka ndërmarrë takime informale me homologët në Ballkan.

Moisiu u shpreh se derisa vendeve t’u vinte koha për t’u integruar në Bashkimin Europian mes tyre duhej zgjidhur çështja e lëvizjes së lirë.

“Ne s’i vumë emër në atë kohë, por problemi është këtu, kur bëhen këto gjëra duhen ruajtur ca norma sepse dikush edhe mund ta keqpërdorë,” – u shpreh ish-presidenti.

Sipas Moisiut kjo është një iniciativë që afron dhe njësoj si Procesi i Berlinit që fillimisht pati shumë zëra kundër, do të unifikohet dhe do të mbështetet në fund nga të gjithë.

You may also like