A e mbani mend Rudinën te filmi ‘Dy herë Mat’? Ja si duket ajo sot (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe pse është shkëputur prej shumë vitesh nga aktrimi, besojmë se të gjithë e mbani mend aktoren e vogël në filmin shqiptar ‘Dy herë mat’, Rudina. ‘Edhe akullore, edhe çokollatë’ – është shprehja që përdorim ende sot e kësaj dite e që e ka zanafillën pikërisht nga ky film e që është një shprehje ‘hit’ e përdorur thuajse nga gjithëkush.

Shumë njerëz të apasionuar pas filmave shqiptarë janë kuriozë të dinë se si kanë ndryshuar aktorët, e kryesisht ata që kanë luajtur role fëmijësh, duke ditur që ndryshimi te ta do të jetë më i madh. E sigurisht, kurioziteti është i madh edhe për aktoren e filmit ‘Dy herë mat’, Rudinën.

Aktorja që luan këtë rol quhet në të vërtetë Manjoa Begolli. Pas filmit shqiptar ku ajo luajti si Rudina, Manjola vendosi që të ndjekë rrugën e biznesit dhe jo atë të aktrimit. Ajo ka mbaruar studimet për ekonomik dhe sot është një biznesmene e zonja.

Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga ky film, Manjola nuk ka ndryshuar shumë, teksa e ruan ende ‘hijen’ e Rudinës së vogël. Manjola sot është e martuar dhe është një nënë e lumtur.

You may also like