A e dini sa vite i mbush Shyhrete Behluli veç edhe 10 ditë?

by admin
Spread the love

Shyhrete Behluli është këngëtare shumë e njohur. U lind në fshatin Mushtisht të Therandës, ku kreu shkollimin fillor, të mesmen e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Pra, Shyhretja është këngëtare, por ka edhe fakultet.

Familja e saj ka patur një traditë muzikore, jo publike. Ajo këngës ju përkushtua me të gjitha forcat e saj, dhe kurrë s’është ndarë nga ajo, shkruan “Kosovarja”.

Kënga u bë pjesë e jetës e saj, ajo e shoqëroi nëpër shtigjet e jetës, i solli gëzime dhe nganjëherë edhe dëshpërime. Talentin e saj, i pari e zbuloi profesori i muzikës, z.Ibrahim Hamiti, i cili e përkrahu, e angazhoi që Shyhretja me të gjitha forcat t’i përkushtohet këngës.

Këngëtarja këndon që në fëmijëri, ndërkaq vetëm edhe 10 ditë feston vitin jubilar të lindjes, pasi i mbushë 60 vjeç.

Shyhrete Behluli është artiste e realizuar, bashkëshorte, nënë dhe gjyshe shumë e lumtur.

 


You may also like