A e di Iliri këtë gjë? Sabiani na zbulon planet që ka me Donaldin dhe Beatrix

by admin
Spread the love

Sabiani ishte sot i ftuar në “Wake Up” ku  foli për projektet e tij muzikore por edhe për bashkëpunimet. “Kush ishe ti”, është projekti më i ri i Sabianit, i cili tha se nuk ka pasur ndonjë histori dashurie që të aludohet se kënga ishte dedikim.

“Realisht është thjesht një tekst. Ne e dinim se do të aludonin njerëzit për ndonjë dedikim, por unë nuk kam pasur për vete histori dashurie aq të fortë, se e di se ku ju shkon mendja.

Nuk ka qenë ndonjë histori dashurie. Ju keni mendime se unë kam pësuar ndonjë zhgënjim, që nuk është e vërtetë. Është thjesht një tekst”, tha Sabiani.

Ndërsa i pyetur nëse ka menduar që të bëjë bashkëpunim me ndonjë nga ish-banorët e “Big Brother VIP”, këngëtari i dashur për publikun u shpreh se do të dëshironte me “Fifin”.

Nderkohe Ori Nebijaj e ngacmoi duke e pyetur “Me kë tjetër?”, sepse sipas saj, ishte e lehtë të thoshte emrin e Fifin.“Pse me kë mendon se është e vështirë?”, pyet Sabiani dhe Ori i përgjigjet menjëherë:

“Për mua do ishte e vështirë të bëje bashkëpunim me Donaldin, me Beatrix. Kur them e vështirë, jo për t’i bindur, për t’i ftuar apo për t’u bërë ju bashkë, por mendoj zërat, muzikën, melodinë. Domethënë kombinimi si artist”.

Por sipas Sabianit, sot është koha ideale për t’u kombinuar dhe e thjeshtë, “të paktën nga ana ime”. “Por do ishte kënaqësi edhe me Donaldin e me Trixën. Më ke dhënë një shkëndijë. Ishte gjë e bukur. Në fund të fundit aty bëjmë muzikë, art”, tha këngëtari i njohur.


You may also like