“A duam të qëndrojmë nën shoqërimin e BeH dhe Kosovës në rrugën drejt BE-së?”, pyet Kovaçevski

by admin
Spread the love

“Kjo do të thotë se edhe Mali i Zi, edhe Serbia dhe Shqipëria do të shkojnë para nesh dhe ne do të mbetemi nën shoqërimin e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. A duam ne që të qëndrojmë nën shoqërimin e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës? Ato janë shtete që ende kanë probleme elementare në vetë funksionimin e tyre”.

Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për Kanal 5, teksa sqaroi se çfarë paraqet risi në paralajmërimin që ai shtet që do t’i realizojë reformat më shpejtë, do të anëtarësohet i pari në Bashkimin Evropian.

Kovaçevski më tej tha se nuk do të pajtohet që për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, të mbahet peng procesi i çeljes së kapitujve.

Unë nuk pajtohem që shteti ynë të mbetet me Kosovën dhe BeH-në dhe qytetarët tanë që shteti i tyre të mbetet me grupin e Kosovës dhe BeH-së në eurointegrimet, sepse ne për momentin jemi para të gjithë shteteve në rajon. Unë jam i bindur, që nëse i sjellim vendimet në Kuvend, në vitin 2030 Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet vend anëtar i BE-së”, tha më tej Kovaçevski.

U shpreh i bindur se do të realizohen ndryshimet kushtetuese.

You may also like