A do të ulet Shpëtim Duro në pankinën e Struga Trim Lum? – Shqip

by admin
Spread the love

Struga Trim Lum pas shakarkimittë Srgjan Zaharievski nga posti trajner përgjegjës i ekipit, është në kërkim të pasardhësit të tij. Burime nga skuadra strugane thane se emri I trajnerit të ri do të dihet brenda dy-tre ditëve të ardhëshme, këtë e pohoi edhe drejtori sportive Besar Isaku, pa mos përmendur asnjë emër. Por në mediumet shqiptare pëtflitet se trajneri i ri liderit actual në renditjen e tabelës në kampionatin e Maqedonisë Veriut, mund të jetë Shpëtim Duro, një emër i njohur në futbollin shqiptar por edhe në futbollin e RMV-së kur dihet se në dy raste ishte trajner i ekipit të Shkëndijës

Trajner 63 vjeçar i cili deri më tani ka drejtuar disa ekipe në superligën shqiptare si Partizanin e Tiranës, Besën e Kavajës, Vllazninë e Shkodrës, Skënderbeun e Korçës, Flamurtarin e Vlorës, Kukësin, Laçin dhe Egnatian, gjithashti ka qenë edhe trajner në Drtën e Gjilanit.

Pra gjatë ditës së nesërme gjithsesi se do të ketë informata më sakta pë pasuesin e Zaharievskit në pankinën e Struga Trim Lum. Do të jetë ai Shpëtim Duro apo ndonjë emër tjetër.

Sh.S. /KlanMacedonia/

You may also like