A do të tërhiqet Basha pas ultimatumit të Berishës? Analisti i njohur bën deklaratën e fortë

by admin
Spread the love

Për analistin Erl Muratin, Berisha dhe Basha po mbajnë peng PD për egon e tyre dhe se po kontribuojnë në thellimin e krizës në partinë më të madhe opozitare në vend. Sipas tij dy janë zgjidhjet e mundshme, ose të dalë një i tretë për të marrë drejtimin e partisë, ose ai që është më i dobët, mes Berishës dhe Bashës, të tërhiqet dhe të krijojë një parti tjetër.

Deklarata e Muratiti:

“Që Basha ka ndërmend ta vazhdojë këtë betejë me Berishën, kjo është e dukshme. Hë për hë ai nuk ka ndërmend të tërhiqet. Palët në këtë moment janë çimentuar në llogoret e tyre dhe nuk kanë plan të tërhiqen. Ky është lajm i keq për PD pasi për këtë situatë janë të dy bashkëfajtorë. Cilado palë të jetë ftuese, s’mund të jetë e plotë sa kohë PD është e përçarë. Puna që duhet bërë duhet të jetë në drejtim bashkues, Basha dhe Berisha me egon e tyre po e mbajnë peng PD. Kjo është një krizë e gjatë dhe ky ultimatumi i 5 janarit nuk e zgjidh. Të dyja palët po e çojnë PD në një krizë më të thellë. Zgjidhja është ose të dalë një forcë e tretë ose ai që do të kuptojë se është pakicë të hapë rrugën dhe të krijojë parti tjetër. Por Berisha dhe Basha kanë egon e tyre personale për të marrë drejtimin e PD. Ata po japin kontributin e tyre në thellimin e kësaj krize”, u shpreh ai.

You may also like