A do të ketë shpëtim nga minierat Illovica Shtuka? Vendimi është shfuqizuar por, koncesionet nuk janë marrë

by admin
Spread the love

Ministria e ekonomisë nuk ka gënjyer askënd e as ka mashtruar dikë. Kështu ministri Kreshnik Bekteshi e filloi konferencën për media në lidhje me koncesionin për minierën Illovica, për të cilën paraprakisht pjesë e ministrave të qeverisë e akuzuan se i ka mashtruar që të votojnë për vendim për bashkim të koncesioneve për Illovica dhe Shtuka. Bekteshi zgjidhjen e vetme po e sheh në sjelljen e një akti se minierat do ta rrezikojnë mjedisin jetësor për shkak të pyjeve dhe arave rreth tyre.

“Ministria e ekonomisë është në mendim se mbetet në qëndrimin se ne duhet të veprojmë dhe të jemi të kujdesshëm që t’i thithim të gjitha mundësitë dhe me akt të caktojmë se koncesioni është në kundërshtim me mbrojtjen e mjedisit jetësore dhe kërkesat e parapara me standardet e shtetit tonë”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Në seancën e djeshme të qeverisë u shfuqizua vendimi për bashkimin e koncesioneve, por sipas Bekteshit kjo nuk do të thotë se janë marrë koncesionet. Për diçka të tillë, tha se mund të ketë pasoja juridike.

“Në rast që qeveria të mos sjellë dhe të mos veprojë siç ka ndodhur edhe paraprakisht, për shkak se mendojmë se ky është rrezik i madh për procedurë të mundshme arbitrazhe. Ministria e ekonomisë në momentin kur do të kërkohet lejë për eksploatim të koncesionit të dytë, do ta sjellë të njëjtin vendim që po vlen për koncesionin e parë. Kjo do të thotë vendim për refuzimin e lejes për eksploatim”, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Nga VMRO-DPMNE pyesin se pse nëse nuk donin që të ketë minierë në Illovicë, kanë lejuar që kompania nga familja Destani që është e afërt me BDI, të hyjë në strukturën e pronarëve të Euromaks Resursis.

“Nëse kompania Destani ka lejuar që studimi i nevojshëm për ndikim ndaj mjedisit jetësor të mos ekzistojë, atëherë pse informacionet tona tregojnë se një studim të tillë nuk ka dhe nuk është i dorëzuar, dhe nëse nuk është, pse nuk është, nëse e kanë dorëzuar i thërrasim që ta tregojnë publikisht. Qeveria nuk ka përgjigje, për shkak se është e qartë se miniera në Illovicë me Destani si pjesë e asaj bashkë me LSD dhe BDI në pushtet janë ata që duan kjo gjë të realizohet”, u shpreh Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE.

Paraprakisht kundër minierave u mbajt protestë në Strumicë ku qytetarë, aktivistë dhe organizata joqeveritare me vendosmëri thanë se janë kundër hapjes së Illovica-Shtukës duke i quajtur miniera të vdekjes. Kërkuan që institucionet menjëherë ta parandalojnë hapjen e tyre.

You may also like