A do të ketë LSI kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme vendore? Genc Pollo jep përgjigjen e prerë

by admin
Spread the love

Ish-Ministri Genc Pollo ka qenë i ftuar këtë të hënë në emisionin “Me Xhaxhiun” për të folur për Primaret e së dieles, që nxorrën 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Pollo i quan këta kandidatë si kandidatët e vetëm të opozitës legjitime, ndërkohë kandidatët që do të propozohen nga Basha, ish-Ministri i sheh si tentativë për t’i prishur punë atyre në zgjedhje.

Ish-Ministri Pollo u ndal dhe te koalicioni me LSI-në në këto zgjedhje. I pyetur nga Rezear Xhaxhiu nese LSI do te kete kandidatet e saj, ai u pergjigj duke thene se kandidatët e vetëm do të jenë ata të Primareve dhe se LSI nuk do të ketë kandidatë më vete.

Pollo: Eksperienca e Primareve. Kemi pasur primare dhe para 20 vitesh, por jo çdo gjë për herë të parë funksionon mirë. E para, ata që quhen ‘pazaret e kulisave’ që egzistojnë kludo u zeruan, dhe patën mundësinë që anëtarët të dëgjoheshin. Kemi rezultate surprizë. Ta fillojmë me Lushnjen ku për herë të fundit jam zgjedhur deputet. Njëri nga kandidatët arriti një rezultat me distancë të madhe. Është i bir i një deputeti të PD-së për shumë mandate, Ilir Bano, pra është Elton Bano dhe në këtë mënyrë arriti një konsensun ndër anëtarët. Në Durrës, Ardian Muka, emër i njohur, emër gjithmonë i preferuar për kryetar bashkie. Në 2015 u diskutua shumë, pati ferkime me një parti të vogël aleate që e synonte për vete, dhe u gjet zgjidhja me një grua që kandidoi aty por nuk rezultoi e suksesshme. Në Peshkopi ka dalë një drejtor arsimi, që unë e kam emëruar kur isha Minister Arsimi dhe ka qenë goxha efikas. Po kështu Bardh Spahia, i biri i kryetarit të grupit parlamentar, Ali Spahia, kur kam qenë për herë të partë deputet. Ka shenja për interes dhe shpresë të shtuar. PD legjitime si gjithmonë po hyn në koalicion. Por për shkak se numri i partive që duhet të hyjnë në koalicion duhet të korrespondojë me numrin e mandateve që synojnë, nuk volit që të kesh numër të madh partish.

Nëse e majta del me ata kandidatë që ka thënë, opozita e bashkuar do të dalë me kandidatët e primareve, atëherë nëse grupimi i Lulëzimit do të nxjerrë një të tretë do të jetë ‘Spoiler’ (Ai që prish punë). Mund të heqë 100 vota në një garë që mund të jetë dhe e përafërt. Ndoshta nuk prish punë. Nuk ka kandidatë të LSI, do ketë vetëm kandidatë të Primareve. Ata që mund të diskutojmë janë kandidatët e grupimit të Lulëzimit, që tenton të hajë diku 50, diku 30 vota për t’i prishur punë opozitës së bashkuar. Nuk flas vetëm për Shkodrën ku PD ka avantazh. Po të shohësh bashkitë rezultatet janë të përafërta. ‘Spoiler’-i i Lulëzimit mund të na heqë vota dhe kjo është për të ardhur keq.

You may also like