A do të jetë apo jo pjesë e shtëpisë së Big Brother? Lei Kraja zbulon gjithçka

by admin
Spread the love

Një nga personazhet më të përfolur së fundmi për të qenë pjesë e Big Brother VIP 2 ka qenë edhe moderatorja e njohur sportive, Lei Kraja. Mirëpo, në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, Lei ka treguar të vërtetën rreth këtyre thashethemeve dhe ka rrëfyer njëherë e mirë se nuk do të jetë pjesë e këtij programi për shkak të natyrës së saj.

“Jo, në fakt nuk do jem. Që në fillim kur ma kanë bërë kërkesën vitin e kaluar vendosa që nuk do të jem. Ju më njihni shumë mirë që unë jam natyrë shumë e brishtë, emocionale dhe do qaja. Unë do ta bëja atë shtëpi si lumi i Shkodrës. Nuk e përballoj dot të jem e mbyllur.

Kur e pashë atë kamper jashtë ditën e djeshme nuk e imagjinoja dot si Zhaklina dhe Ronaldo kanë kaluar aty. Nuk e di, unë nuk e përballoj dot. 2022 nuk ka qenë viti im në shumë drejtime. Nga ana emocionale, shumë shumë bujë kam pasur këtë vit prandaj nuk besoj që do të ishte viti im dhe të futesha në “Big Brother”.

Megjithatë do të doja të isha përshembull pjesë e ‘Fan Club’, të isha opinioniste aty çdo të dielë, do e shijoja sepse e ndjek me shumë pasion “BBV” e kam shumë qejf. E shijoj shumë spektaklin, po nuk do të jem pjesë e “Big Brother VIP”!- ka treguar Lei Kraja për emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio.

You may also like