A do të hapen dyert për punëtorët e huaj në RMV?

by admin
Spread the love

Autoritetet paralajmëruan se vendi përballet me domosdoshmërinë që sa më shpejtë të importojë punëtorë të huaj. Ishin përmendur punëtorë nga Azia Qendrore, që menjëherë zgjoi ksenofobinë e zakonshme në shoqërinë tonë. Në vendin tonë në sipërfaqe dalin edhe raste konkrete.

Sa janë gjasat që në vendin tonë, për shkak të mungesës së kuadrit, të shohim punëtorë nga Pakistani, India e vende tjera, kurse shoqëria jonë të jetë më e përgatitur dhe se kjo po ndodh në shumë vende të botës?

Akademik Abdylmenaf Bexheti, thotë se shoqëria jonë nuk është e përgatitur për këtë kurse si shembull ka përmendur Shqipërinë që për shkak të sistemit më liberal ekonomik atje kjo tashmë funksionon.

Por, Bexheti, nuk shkoi shumë larg, përmendi raste konkrete në Tetovë.

“Në Universitetin tonë tashmë kemi 100 studentë me qëndrim të legal që vijnë nga Taxhikistani dhe Pakistani për të studjuar tek ne. Është ky viti I dytë, bëhet fjalë për 100 studentë. Kontigjent që vijnë me bursa amerikane. Mbi 50% e tyre tashmë punojnë dhe duan të mbeten, por pranimi I tyre, sinqerisht të them, nuk është aq miqësor” – tha Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

Akademik Abdylmenaf Bexheti, thotë se vazhdimisht duhet të bëhet senzibilizimi dhe përgatitja e popullatës për praninë e punëtorëve të huaj në vend.

“Të ngritet vetëdija tek popullata se është një process normal shoqëror dhe kjo të mos bëhet me ngulm. Vazhdimisht gjatë historisë njerëzit kanë lëvizur për punë, për jetë më të mirë. Mendoj se edhe emigracioni ynë atje tashmë nuk janë vetëm për situatën material-financiare” – tha Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

Qeveria është duke menduar për importin e fuqisë punëtore, si një ndër masat për produktivitet dhe konkurencë ekonomike. Tregu do të liberalizohet, por dilema mbetet nëse tërësisht apo në mënyrë të targetuar. Kjo tabu-temë, sic percjell KlanM, sipas Zv/Kryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, pritet të hapet këtë vit. Në fillim fokusi do të jetë Ballkani Perëndimor, kurse ideja është që të rriten kuotat vjetore dhe nëse ka nevojë dhe pajtim të përgjithshëm të targetohen edhe vendet e treta. /KlanMacedonia/







Artikulli paraprakTelashet klasike me Presidentin serb
Artikulli tjetërLlukarevska: Do të jem kandidate për presidente të shtetit




You may also like