A do ta heq Bullgaria veton ndaj Maqedonisë së Veriut? Radev dhe Petkov janë ftuar në takim nga Makron

by admin
Spread the love




“Së shpejti do të organizohet vizitë në Francë e presidentit të Bullgarisë Rumen Radev dhe kryeministrit Kirill Petkov. Në delegacionin e tyre do të jetë edhe përfaqësues i MPJ-së. Në Paris pritet që të pranojnë propozimin e Emanul Makron për heqjen e vetos për bisedimet për anëtarësi në Maqedonisë së Veriut në BE”, informojnë nga MPJ e Bullgarisë, transmeton BGNES.

Këtë për mediumin bullgar BGNE-së e kanë pjesëtarët e këshillit të koalicionit që u mbajt të premten më 27 maj.

Gjatë bisedimeve, qeveria bullgare ka informuar se “presidenca franceze ka premtuar se do t’i kyç të gjitha kërkesa bullgare në kornizën dhe zbatimin e tyre do ta garantoj vet Makron.

“Kjo praktikisht donë të thotë se tërësisht i besojmë Makronit, por në të njëjtën kohë rrezikojmë të bimë në kontest me dekada, ngase çdo vend anëtarë mund të bllokojë çfarëdo vendimi. Kjo do të jetë kontest pa fund dhe nuk dëshirojmë version turk”, ka deklaruar njëri prej anëtarëve për BGNES, transmeton SHENJA.

Sipas pjesëmarrësit tjetër në takim më 27 maj, plani i Makronit “ka propozime të cilët nuk janë të qarta dhe nuk është e sigurt nëse Komisioni Evropian mund të jep garancione për zbatimin e tyre në të ardhmen”.

Pjesëmarrësit në këshillin e koalicionit ishin të impresionuar nga informacioni se “presidenti Radev ka pasur bisedë shumë pozitive me Makronin”.

 


You may also like