A do ketë kamp refugjatësh në Shqipëri? Çuçi del me bindjen e plotë, ka edhe një lajm të mirë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri me dije se ditën e premte, në mbledhje e përbashkët me qeverinë e Kosovës do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë.

“Është një lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin me një aplikim dhe pa dokumente lejen qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës. Marrëveshja ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri, brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës. Lajmi i mirë dhe për shqiptarët në Kosovë që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë më të lehtësuara. Vendim i i sotëm është në vazhdën e disa marrëveshje që do të nënshkruajmë”.-u shpreh ai.

Çuçi ka përsëritur se nuk do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri për emigrantët e paligjshëm që futen në Britani.

“Besoj se është bërë shumë e qartë e thënë qartazi që nuk do ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera. Është thënë qartë nga Rama, ministri i drjetësisë etj. Ajo është kundërta madje, është përcaktim që edhe kur kalojnë tranzit nuk qëndrojnë në Shqipëri, madje janë të detyruar vendet e origjinës që të përgjigjen për ta”.-tha ai.

You may also like