A bëhesh i varur prej kafesë? – Shqip

by admin
Spread the love

Kafeja është një substancë që të jep kënaqësi, të nxjerr gjumin dhe i bashkon njerëzit në një tryezë. Por kafeina që përmban kafeja është droga më e preferuar me efekt psikoaktiv.

Një filxhankur zgjohesh në mëngjes. Një takim me kolege e kolegë apo miq. Kafeja të shlodh, të jep energji dhe shërben si një komponent social. Shkurt: Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog dhe autor i librit “E vërteta për drogën tonë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

Shumë studime arrijnë pikërisht në ktë konkluzion, se përse çrregullimi nga konsumi i kofeinës (caffeine use disorder) ndërkohë është një diagnozë e njohur nga mjekësia.

Eshtë e mundur, që konsumi vitet e ardhshme do të bjerë, sepse ndryshimi i klimës po kërcënon prodhimin e kafesë dhe kultivimin duke bërë që çmimet të rriten. Deri tani tendenca megjithatë po shkon në një drejtim tjetër.

Në Luksemburg në vitin 2023 është pirë më shumë kafe se kudo tjetër me një sasi prej 8,5 për person. Në Gjermani kuota ka qenë 4,8 kg për frymë dhe në Brazil 4,5 kg.

Çfarë përmban kafeja dhe cili është efekti i kafeinës në organizëm?

15 deri në 30 minuta pas ngllënjkës së parë të kafesë, kafeina që ajo përmban ka arritur në tru. “Atje ajo lidhet me receptorët e adenozinës”, thotë Schleh.

Adenozina bllokon çlirimin e hormoneve gjallëruese si dopamin ose noradrenalin. “Adenozin luan rolin e një ninulle në tru. Ne ndihemi të lodhur dhe të përgjumur”, shpjegon Schleh.

“Kafeja nxit qarkullimin e gjakut dhe të bën më aktiv e të jep energji duke u të bërë kësisoj edhe më efikas”, thotë Schleh për efektet e bukura të pirjes së kafesë.

Kur bëhet fjalë për varësi nga kafeja?

Kafeina është droga psikoaktive më e konsumuar në botë, thuhet në një analizë përmbledhëse të revistës Psychopharmacology.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË

300x250

You may also like