Për vëzhguesit teknik të UEFA-s, sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema është lojtari më i mirë i sezonit 2021/2022 të Champions League.
Sulmuesi francez udhëhoqi klubin spanjoll drejt trofeut të 14-të në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube dhe arriti të fitojë trofeun e tij të pestë në Champions me fanellën e Realit.
Benzema shënoi 15 gola në këtë edicion të turneut, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit. / Oversport.tv
Foto: Real Madrid C.F. Twitter
🥇 UEFA’s Technical Observer panel have named Real Madrid’s Karim Benzema as the 2021/22 UEFA Champions League Player of the Season 👏👏👏@Benzema | #UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 31, 2022